
Një shtetase 25-vjeçare është arrestuar nga strukturat e rendit, pasi mbante me vete lëndë narkotike, si edhe një pistoletë në shtëpi.
Kështu ka bërë me dije Policia e Tiranës, përmes një njoftimi për shtyp, ku është përmbyllur operacioni policor i koduar “Magnum”.
Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T.
Gjatë kontrollit fizik të shtetases U. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, sëbashku me armën e zjarrit.
Vijon puna për kapjen e shtetasve K. M., dhe G. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci: Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme
-
Soreca takon Hasanin, integrimi në BE prioritet kryesor
-
Deputeti serb: Nëse Radoijçiç mori pjesë në sulmin terrorist në Veri, është e qartë se Vuçiç qëndron prapa
-
Tahiri: Borell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqje, BE-ja ta suspendoj Serbinë
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje