Lajme

24 të vdekur dhe 357 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar persona 24 të vdekur nga COVID-19 dhe 357 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga shtatë mijë e 27 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 498 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 15 mijë e 835.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 20 mijë e 144.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 697 mijë e 914 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 369 mijë e 033.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 14 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore