Kosova

23 vjet nga Masakra e Krushës së Madhe


Varret e viktimave të Krushës së Madhe

Më 26,26 dhe 27 mars të vitit 1999 në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit forcat serbe kishin masakruar 243 persona dhe kishin shkatërruar 893 shtëpi private e shoqërore.

Ndërsa sot 23 vjet më vonë mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës do të rivarrosen, e në nderim të viktimave, homazhe në Krushë të Madhe do të bëjnë liderët shtetëror të vendit.

Maskara në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Edhe pas 23 vjetësh për këtë masakër nuk është dënuar askush.

Ndërsa disa nga varret janë ende të zbrazëta, pasi që një numër i konsiderueshëm i personave të vrarë barbarisht nga forcat paramilitare serbe rezultojnë ende të pagjetur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore