Shqipëria

2022 – Tregti e lirë, punë e lirë në “Open Balkan”


I treti për nga radha, por jo nga rëndësia!

Samiti në kuadër të nismës “Open Balkan”, më në fund u zhvillua në pallatin e Brigadave në Tiranë, pas të parit në Beograd e të dytit në Shkup.

Tre liderët ballkanas, kryeministri shqiptar, homologu i tij maqedonas dhe presidenti serb u bënë bashkë duke finalizuar gjashtë marrëveshje, tre nga të cilat do të marrin efekt të menjëhershëm në janar 2022.

Numri një i qeverisë shqiptare, Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencë tha se këto marrëveshje janë nismë e qartë për të bërë rajonin si Bashkimi Evropian.

Dy nga marrëveshjet më të rëndësishme janë tregu i lirë i punës dhe ai i import-eksporteve.

Nga ana tjetër, Aleksandër Vuçiç tha se shqiptarët duhet ta shohin Serbinë si shtëpi të dytë.

Ndërsa, Zaev bëri thirrje për të mos lejuar mbizotërimin e euroskepticizmit, por që të zhvillohet rajoni.

Takimi i radhës “Open Balkan”, do të zhvillohet në Shkup, në fund të muajit shkurt 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore