Lajme

20 kamionë me ndihma kalojnë në Gaza/ OKB: Kjo nuk duhet të jetë kolona e fundit


Njëzet kamionë që transportonin ndihma kalojnë në Rripin e Gazës këtë mëngjes, ndërsa kalimi Rafah me Egjiptin hapet për herë të parë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Raportet nga kufiri thonë se kalimi u mbyll përsëri pasi kaluan kamionët.

Ajo kolonë e parë “nuk duhet të jetë e fundit”, thotë shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths.

“Unë jam i bindur se kjo dërgesë do të jetë fillimi i një përpjekjeje të qëndrueshme për të siguruar furnizime thelbësore … për popullin e Gazës”, thotë Griffiths.

Ai paralajmëron se kjo kolonë e parë nuk duhet të jetë e fundit.

Më shumë se 200 kamionë prisnin në anën egjiptiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore