Jetesë & Stil

2 këngë për vetëm 5 ditë


Këngëtari Yll Limani ka lansuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Cricket.

Kënga titullohet “Pray” dhe mban vulën e Cricket Music.

Kjo është kënga e dytë e Yllit për muajin shkurt, pasi që vetëm para pak ditësh (5), po ashtu në bashkëpunim me Cricket, ata publikuan këngën “Ndoshta”.

Në të dyja projektet e fundit, Ylli ka zgjedhur të mos shfaqet në video klipet e tyre, duke i publikuar ato vetëm me protagonist të cilët iu përshtaten teksteve të këngëve.

Për dallim nga këngët e tjera të cilat jemi mësuar t’i dëgjojmë nga Ylli, kënga “Pray” që në shqip do të thotë “Lutu”, është e tëra në gjuhën angleze.

Ky është projekti i tretë nga Yll Limani për vitin 2021. Ai vitin e nisi me këngën “Kur t’kujtohet”.

Ndërsa vitin që lamë pas, Limani e përmbylli me një super bashkëpunim.

Ai ishte mysafir në këngën “Mos shko”  të Dafina Zeqirit.

Kjo këngë e publikuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në YouTube.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore