Sport

Dybala në kërkim të kontratës së re me Juventus


Juventus dhe Paulo Dybala do të fillojnë bisedimet vendimtare mbi të ardhmen e sulmuesit në klub, ka raportuar gazeta Calciomercato.

Kontrata e Dybala do të skadojë verën e ardhshme, dhe lojtari me klubin janë të etur për të rënë dakord mbi një marrëveshje të re.

Sidoqoftë, do të duhet të ketë negociata mbi strukturën e pagesave të marrëveshjes së re.

Agjenti i Dybala, Jorge Antun, do të mbërrijë në Torino në fillim të javës së ardhshme në mënyrë që të fillojë bisedimet mbi pagën e një kontrate të re.

Në sezonin e vitit 2020, argjentinasi u zgjedh lojtari më i mirë i Serie A, pasi fituan edhe trofeun.

Ndërsa, në vitin 2021, Dybala u la shumë shpesh jashtë 11-shes startuese, dhe për shkak të kësaj arsyeje, spekulohet se kontrata e re mund të përfshijë më shumë minuta për argjentinasin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore