Lajme

15 vite burg për vrasësin e gazetares malteze


Një nga tre personat që u akuzuan për vrasjen e gazetares, Daphne Caruana Galiza në Maltë, është dënuar me 15 vite burg.

Galizia u vra më 16 tetor të vitit 2017, në një sulm me makinë bombë.

Vincent Muscat, është personi i parë i dënuar për vrasjen që përfshiu dhe skandalin me qeverinë, duke çuar në dorëheqjen e kryeministrit.

Lajmi u bë i ditur nga avokati i të dënuari, ku ai njoftoi se klienti tij ishte gati të pranonte fajin.

Muscat, besohet se është paguar për të vrarë gazetaren që merrej me hetimin e korrupsonit. Mediat lokale,  shtojnë se ai ka kërkuar një dënim më të ulët, në këmbim të nxjerrjes së informacionit për personat e tjerë të përfshirë.

Avokati i familjes së Galizia-s, ka përshëndetur vendimin duke shtuar se “ ky hap do ta çojë drejtësinë në vend”.

Muscat ka pranuar akuzat për vrasje me dashje, mbajtje të paligjshme eksplozivi, komplot si dhe promovim i një krimi.

Ai mund të lirohet në vitin 2027 nëse përfiton ulje dënimi.

Provat që ai siguroi për policinë,  priten të ndihmojnë në ndjekjen penale të personave që janë të përfshirë në vrasje.

Hetimet ndër vite

Muscat u akuzua së bashku me vëllezërit George dhe Alfred Degriorgio, të cilët ende po mohojnë çdo përfshirje.

Më herët një i akuzuar i quajtur, Melvin Theuma, ka siguruar faljen presidenciale. Ai pretendon se ka vepruar si ndërmjetës duke punësuar vëllezërit Degiorgio, për të kryer vrasjen në emër të manjatit të pronës dhe energjisë, Yorgen Fenech.

Biznesmeni, i cili ishte një nga shumë shënjestrat e hetimeve të Caruana Galizia-s, aktualisht është në paraburgim, i akuzuar për organizimin e krimit. Ai mohon përfshirjen në vrasje.

Pak para vdekjes së saj, gazetarja kishte marrë email-e dhe dokumente nga një kompani pjesërisht e zotëruar nga Fenech, e cila kishte siguruar një kontratë fitimprurëse të qeverisë për të ndërtuar një termocentral.

Policia tha në një seancë dëgjimore gushtin e kaluar,  se ata besojnë se gazetarja u vra përshkak të asaj që po zbulonte në lidhje me termocentralin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore