Shqipëria

15 të vdekur dhe rekord i ri infektimesh me Covid-19


15 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit për shkak të coronavirusit dhe ka pasur 1 mijë e 143 raste të reja, në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), tetë qytetarë janë nga Tirana, një nga Kavaja, Durrësi, Vlora, Fieri, Patosi, Elbasani dhe nga Korça. Këta persona i përkasin grupmoshës 53-94 vjeç.

Aktualisht në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar 483 pacientë, ku ndër ata 37 ndodhen në terapi intensive dhe 15 të tjerë janë në intubim. Janë kryer 4 mijë e 83 testime dhe janë shëruar 683 qytetarë.

Gjatë javëve të fundit ka pasur rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi sot se për shkak të rritjes së rasteve të reja, fasha e orarit duke nisur që në datën 10 shkurt do të ndryshojë. Janë marrë masa të reja duke e mbyllur vendin nga ora tetë e mbrëmjes deri në orën gjashtë të mëngjesit.

Prandaj, Ministria ka bërë sërish apel që të vendoset maska, të shmangen grumbullimet, të ruhet distanca dhe të tregohet kujdes për higjienën vetjake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore