Shqipëria

15 humbje jete/ Rekord infektimesh nga Covid-19


Gjatë 24 orëve të fundit 15 persona kanë humbur betejën me coronavirusin dhe kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 39 qytetarë në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), gjashtë qytetarë janë nga Tirana, dy nga Fieri, Kavaja, një nga Elbasani, Mirdita, Lushnja, Delvina, dhe nga Pogradeci,. Këta persona i përkasin grupmoshës 18-77 vjeç.

Ditën e sotme janë vaksinuar 737 qytetarë, nga të cilët pjesa më e madhe janë nga radhët e personelit shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshurave. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6 mijë e 728 vaksina anti-Covid. Procesi i vaksinimit ka vijuar në tre qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 3 mijë e 258 testime dhe janë shëruar 989 qytetarë.

Nga raporti shihet se është rritur numri i rasteve të reja dhe vdekjeve në Shqipëri. Gjithashtu gjatë ditës së hënë shihet një rritje e rasteve të pacientëve që janë në terapi intensive.

Kujtojmë se më 11 shkurt ministrja Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se janë marrë masa të reja duke u vendosur ora policore 20:00-06:00. Kjo masë u shoqërua edhe me rritjen e gjobave për personat apo subjektet që shkelin ligjin.

Prandaj, Ministria ka bërë sërish apel që të vendoset maska, të shmangen grumbullimet, të ruhet distanca dhe të tregohet kujdes për higjienën vetjake.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore