Lajme

140 milionë dollarë i humbi vetëm në Bitcoin, Tesla e Elon Musk


Kompania e njohur amerikane e prodhimit të automobilave elektrikë, Tesla, nën drejtimin e manjatit të njohur të sipërmarrjes, Elon Musk, ka humbur 140 milionë dollarë vetëm në Bitcoin, gjatë vitit 2022.

Luhatjet e ndjeshme në tregun e kriptovalutave kanë bërë që aksionet e kompanisë, por edhe vetë fitimet e saj, të zhvlerësohen ndjeshëm gjatë vitit të shkuar.

Ideja fillestare e Tesla ka qenë ajo e marrjes së pagesës në çdo lloj forme të mundshme, ku opsion i përfshirë ka qenë edhe ai përmes kriptomonedhave.

Ky fakt, rezultoi i suksesshëm fillimisht për kompaninë amerikane, pasi bëri që edhe persona në pamundësi për të paguar me para të thata, të josheshin dhe të blinin përmes Bitcoin.

Mirëpo ky i fundit, pësoi rënie drastike, nga thuajse 60 mijë dollarë për një Bitcon në 20 mijë dollarë për Bitcoin.

Tesla, duke parë këtë rënie, u detyrua të shiste një sasi të madhe kriptovalutash dhe arriti të shpëtojë rreth 64 milionë dollarë përmes këtij veprimi financiar.

Por, nga ana tjetër, ata vijojnë të zotërojnë rreth 180 milionë dollarë në Bitcoin.

Nëse ulje e tij vijon të jetë e ndjeshme, atëherë edhe humbjet e Tesla-s mund të shtohen.

Kompania fillimisht e ndërmori fushatën në shkurt 2021, kur Bitcoin u rrit me rreth 25% dhe shkoi në vlerë 48 mijë dollarë.

Në atë kohë ky ishte një rekord dhe Tesla investoi shumë për këtë aspekt. Rritja ishte aq e madhe më pas, sa kompania u vlerësua tejskashmërisht, aq sa Elon Musk vetë u bë njeriu më i pasur në botë sepse aksionet e tija të Tesla-s shkuan në stratosferë.

Ai kapi një vlerë pasurie thuajse 300 miliardë dollarë për këtë.

Më pas, humbi rreth gjysmën e kësaj pasurie dhe shkaku kryesor, ishte rënia e aksioneve të Tesla-s dhe këta të fundit, pikërisht prej Bitcoin-it u penalizuan më shumë.

Nëse Bitcoin do ta kapë më vlerën e mëparshme, mbetet për t’u parë. Por, edhe në të tilla kushte, Tesla më nuk e merr veten për të rikuperuar humbjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore