Sport

14 tifozë të Dinamo Zagrebit arreston para ndeshjes me Milan-in


14 tifozë ultras të Dinamo Zagrebit janë arrestuar gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në rrugët e qytetit të Milanos.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport” te këta të arrestuar u hasën thika, shkopinj e bomba tymuese, pas kontrollit nga Policia e Italisë.

Një numër i madh i tifozëve nga Kroacia kanë udhëtuar drejt Milanos për ta ndjekur ndeshjen mes kuqezinjve dhe Dinamo Zagrebit, por të paktën 14 prej tyre nuk do të mund të hyjnë në stadiumin “San Siro”.

Kjo për faktin se ata u arrestuan na policia dhe nuk do të lëshohen në kohën e ndeshjes.

Kujtojmë që ndeshja Milan – Dinamo Zagreb do të zhvillohet këtë të mërkurë me fillim nga ora 18:45 dhe i takon takimit të dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e parë, ekipi kroat bëri befasinë duke e mposhtur Chelsea-n, ndërsa Milan-i nuk shkoi përtej një barazimi 1:1 në udhëtim te Salzburg-u.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore