Kosova

14 të vdekur dhe 259 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 14 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 259 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga pesë mijë e 505 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 870 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 17 mijë.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 12 mijë e 834.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 688 mijë e 491 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 358 mijë e 308.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 23 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore