Futboll

13 skuadrat që e kanë mundur Juve-n në shtëpi


Ja cila është lista e 13 ekipeve që kanë fituar kundër Juve-s që prej vitit 2011, kur u inaugurua stadiumi i ri në Torino, që më pas, në 2017 nga “Juventus Stadium” mori emrin “Allianz Stadium”.

Juventus-Inter 1-3 (Serie A, sezoni 2012-2013, 3 nëntor 2012)

Humbja e parë historike në stadiumin e ri vjen 121 ditë pas debutimit në këtë stadium. Inter-i i Stramaccioni-t fiton me rezultatim 1-3 falë dy golave të Milito-s dhe një të Palacio-s.

Juventus-Sampdoria 1-2 (Serie A, sezoni 2012-2013, 6 janar 2013)


Humbja e dytë. Vendimtar Mauro Icardi, që zbulohet si talent në Serie A pikërisht me një dygolësh në këtë ndeshje.

 

Juventus – Bayern Munich 0-2 (Champions League, çerek-finale, sezoni 2012-2013, 10 prill 2013)


Bardhezinjtë dalin nga Champions mbasi kishin humbur edhe ndeshjen e parë. Përcaktues në këtë përballje ishte Ribery në formë të shkëlqyer.

Juventus-Fiorentina 1-2 (Coppa Italia, gjysmë-finale, sezoni 2014-15, 5 mars 2015)


Pas një periudhe 2013-14 pa humbje në shtëpi (19 fitore në 19 ndeshje në kampionat), vjen humbja me Fiorentina-n. Këtë herë përcaktues për mposhtjen e Juve-s ishte i jashtëzakonshmi Muhamed Salah.

 

Juventus-Udinese 0-1 (Seria A, sezoni 2015-16, 23 gusht 2015)


Vendimtar goli i Thureau. Një prej pak ndeshjeve ku Juve nuk ia del të shënojë.

 

Juventus-Lazio 1-2 (Serie A, sezoni 2017-18, 14 tetor 2017)


Në këtë ndeshje përcaktues ishte Immobile me një dygolësh.

 

Juventus-Real Madrid 0-3 (Champions League, çerek-finale, sezoni 2017-18, 3 prill 2018)


Kjo është ndeshja e roveshatës së famshme të CR7 që mori duartrokitje në stadium.

Juventus-Napoli 0-1 (Serie A, sezoni 2017-18, 22 prill 2018)


Goditja me kokë e Koulibaly në minutën e 90′, që ngriu stadiumin. Ishte kjo një fitore me mjaftë peshë për Napoli-n e Sarri-t. Gjithësesi, Scudeton e fiton Juve i Allegri-t.

Juventus-Manchester United 1-2 (Champions League, sezoni 2018-19, 7 nëntor 2018)


CR7 tashmë i Juves shënoi një eurogol fluturimthi kundër ish skuadrës së tij. Por Juve humbet kundër skuadrës së Mourinho-s falë një goli të Mata dhe autogolit të Alex Sandro.

Juventus-Ajax 1-2 (Champions League, çerek-finale, sezoni 2018-19, 16 prill 2019)


Edhe atë ditë goditjen vendimtare e dha një juventin i ardhshëm: Matthijs De Ligt.

Juventus-Roma 1-3 (Serie A, sezoni 2019-20, 1 gusht 2020)


Ishte një humbje në ditën e fundit të sezonit, kur tashmë Juve e kishte fituar Scudeton matematikisht. Kalinic shënoi për romanët dhe dy herë të tjera Perotti.

Juventus-Barcelona 0-2 (Champions League, sezoni 2020-21, 28 tetor 2020)


Nokauti i parë i erës Pirlo. Messi&Co fitojnë me dy gola në Torino.

Juventus-Fiorentina 0-3 (Serie A, sezoni 2020-21, 22 dhjetor 2020)

Goli i parë Vlahovic. Karton i kuq për Cuadrado-n. Autogol i Alex Sandro. Goli i tretë nga ish juventini Caceres. Me këtë fitore Fiorentina behej ekipi i vetëm që e kishte mundur Juve-n dy herë në shtëpi të saj, në Stadio.

Juventus-Benevento 0-1 (Serie A, sezoni 2020-21, 21 mars 2021)


Fitore historike e Benevento-s me golin e Gaich në 69’, por fitore e madhe dhe për trainerin Pippo Inzaghi, dikur qendërsulmues i shquar i Juves.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore