Numri i aksidenteve në komunikacion ka shënuar rritje javëve të fundit.
Në 24 orët e fundit, sipas Policisë së Kosovës, janë shënuar plot 120 aksidente rrugore.
Sipas Policisë së Kosovës 32 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 88 prej tyre kanë qenë vetëm me dëme materiale.
Brenda 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithashtu edhe 2 mijë e 355 tiketa trafiku, për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Policia në vazhdimësi është duke bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e trafikut.
Edhe disa ditë më parë konkretisht më 5 gusht ishte raportuar se brenda 24 orëve në Kosovë 119 aksidente trafiku.
Ku prej tyre 44 ishin aksidente me të lënduar, ndërsa 75 prej tyre me dëme materiale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com