Lajme

12 të vdekur pas tërmetit që goditi Ekuadorin


Të paktën 12 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi bregun jugor të Ekuadorit.

Ndërtesat janë dëmtuar në disa qytete pas tërmetit me magnitudë 6.7, i cili goditi vendin rreth mesditës

Provinca jugore El Oro ishte më e prekura, ku shërbimet e urgjencës kanë raportuar se njerëzit mbeten të bllokuar brenda shtëpive të shembura.

11 vdekje ishin në El Oro dhe një në provincën Azuay, thanë autoritetet.

Machala dhe Cuenca ishin ndër qytetet që pësuan dëmtime në ndërtesa dhe automjete, pasi shërbimet e urgjencës nxituan për të ndihmuar njerëzit.

Epiqendra ishte afër Balaos, rreth 50 milje nga qyteti i dytë më i madh i Ekuadorit, Guayaquil, ku jetojnë rreth tre milionë njerëz.

Presidenti Guillermo Lasso u kërkoi ekuadorianëve të qëndrojnë të qetë ndërsa zyrtarët vlerësojnë dëmet.

“Ekipet e emergjencës po mobilizohen për të ofruar të gjithë mbështetjen e tyre për ata që janë prekur”, tha ai.

Zyra e Lassos konfirmoi gjithashtu se të lënduarit po trajtoheshin në spital, por nuk ofroi detaje të mëtejshme.

Disa rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa disa shtëpi, ndërtesa arsimore dhe qendra shëndetësore janë dëmtuar, thanë autoritetet.

Ka pasur raportime për tërmetin që është ndjerë edhe në disa qytete të tjera, duke përfshirë Manabi, Manta dhe kryeqytetin Quito.

Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Ekuadorin që nga viti 2016, kur rreth 700 njerëz vdiqën dhe mijëra u plagosën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore