Shqipëria

12 të dëbuar nga Islanda, mes tyre dhe shqiptarë


Mediat islandeze kanë raportuar se 12 persona janë deportuar nga vendi.

Kjo nën shoqërimin e Policisë dhe autoriteteve përkatëse.

Dëbimet kanë ndodhur midis 30 majit dhe 5 gushtit 2022.

Sipas informacionit nga Komisioneri Kombëtar i Policisë, individët u shoqëruan për në Gjeorgji, Shqipëri, Britani të Madhe, Greqi, Spanjë, Itali, Franca, Holanda dhe Kanada.

Komisioneri shtoi se mes individëve të dëbuar nuk kishte fëmijë.

Pesë nga personat në fjalë u deportuan për shkak të qëndrimit ilegal në Islandë.

Katër ishin të ndaluar dhe tre prej tyre iu refuzuan kërkesat për azil dhe u kthyen në vendet ku thuhet se kishin marrë më parë mbrojtje ndërkombëtare.

Në fillim të këtij viti, qeveria planifikoi të dëbonte rreth 300 njerëz nga Islanda.

Projektligji i diskutueshëm është tërhequr më vonë, duke ulur numrin e njerëzve që mund të përballen me dëbim në 197, duke kursyer familjet me fëmijë.

Gunnar Hörður Garðarsson, përfaqësues i Komisionerit Kombëtar të Policisë, tha se kërkesat për shoqërim policor trajtohen me kujdes.

Sipas tij, azilkërkuesve u jepet gjithashtu mundësia të largohen nga vendi pa shoqërim policor.

Policia informoi se në ditët në vijim do të jepte informacion më të detajuar mbi dëbimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore