Lajme

11 të vdekur dhe 259 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 11 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 259 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 6 mijë e 630 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 850 qytetarë.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 11 mijë e 862.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 18 mijë e 555.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 722 mijë e 252,  ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 425 mijë e 551.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 19 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjendja me COVID-19 në spitalet e përgjithshme në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me Coronavirus, për dallim nga 675 sa kanë qenë një ditë më parë.

Prej tyre, 48 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 479 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore