Sport

11-shja më e mirë e xhiros së parë në Ligën e Kampionëve


Pas përfundimit të xhiros së parë të grupeve, të edicionit 2021/22 të Ligës së Kampionëve, është zgjedhur edhe formacioni më i mirë në mes të këtyre ndeshjeve.

Faqja zyrtare e Champions Leauge, ka publikuar 11-shen më të mirë të kësaj faze.

Në portë gjendet portieri i Milan-it, Mike Maignan, i cili ishte fantastik me pritjet e tij në ndeshjen që kuqezinjtë e humbën ndaj Liverpool-it me rezultat 3:2.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Joao Cancelo i Manchester City-t, Nicolas Otamendi i Benfica-s, Cristiano i Sheriff Tiraspol dhe Alex Sandro i Juventus-it.

Në mesfushë gjenden kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson së bashku me futbollistin e Dortmund-it, Jude Bellingham që shënoi dhe asistoi ndaj Besiktas-it, derisa aty është edhe futbollisti i Leipzig-ut, Christopher Nkunku që realizoi het-trick ndaj Manchester Cityt.

Kurse në repartin e sulmit është futbollisti i Bayern Munich Robert Lewandowski së bashku me dyshen e Ajaxit, Antony e Sebastian Haller.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore