Libra

100 euro për çdo libër të lexuar


Nisma nga një kompani ndërtimi në Itali, ‘100 euro për çdo libër të lexuar’ ka marrë vëmendje të madhe në Itali me krijimin e klubit  të Librit i “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A.”

Trafiku i zhvillimeve teknologjike, Interneti dhe rrjetet sociale po  i largojnë të rinjtë çdo ditë e më shumë nga librat. Leximi ka kaluar në vend të dytë, ndërsa pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në rrjetet sociale.

Në këtë situatë të vështirë për librin, një nismë jashtëzakonisht për t’u vlerësuar vjen nga Italia, aq më tepër nga një kompani në sektorin e ndërtimit, “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A”.

Në të janë të punësuar rreth 80 punëtorë dhe fryma e kësaj kompanie e mbështet shumë të lexuarin, pasi kërkon nga punonjësit e saj që të angazhohen sa më shumë në lexim.

CEO i kompanisë, Danilo Dadda, e pati këtë ide në fillim të 2021-shit, ndërsa u mirprit nga i gjithë stafit të tij, duke e mbështetur në nismë.

“Unë lexoj dhe studioj shumë, por e di që shpesh lodhja, por në disa raste edhe një përtesë e vogël i mban njerëzit larg leximit”, tha Dadda.

Në këtë klub secili punonjësip mund të zgjedhë një libër sipas dëshirës, nga romanet e Dumas dhe Dostoevski-t.

Pasi e ka mbyllur leximin ai duhet të shkruajë mbi atë që ka lexuar dhe ta paraqesë te grupi drejtues të cilët e shqyrtojnë  gjatë dy takimeve mujore.Në fund secili përfiton 100 euro për çdo libër që ka lexuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore