Sport

10 marrëveshjet më të mira sponsorizuese në futboll gjatë pandemisë së COVID-19


Në mesin e shumë aspekteve negative që solli për futbollin pandemia e COVID-19, pati edhe diçka pozitive, marrëveshjet sponsorizuese me vlera më të larta se ato të mëparshmet.

“KPMG Football Benchmark” ka publikuar raportin më të fundit, që sjell 10 marrëveshjet më të mira ekonomike mes klubeve të futbollit dhe sponsorve.

Duke qenë se pandemia goditi jo pak financat e klubeve të futbollit në mbarë botën, konsulenca ka bërë që marrëveshjet e kryera në mesin e pandemisë të ishin në nivele të kënaqshme.

Në total, në futbollin evropian mbi 40 marrëveshje të reja sponsorizuese u nënshkruan. Marrëveshje të cilat kishin të bënin me sponsorë teknikë ose fanellash.

Në mbi 30 marrëveshje me sponsorët teknike u arritë gjuha e përbashkët për të rritur të ardhurat me 10%, në krahasim me të njëjtën periudhë para pandemisë.

Lista e 10 marrëveshjeve më të mira gjatë pandemisë:

1-Manchester United – “TeamViewer”: 56.5 milionë euro (5 vjet)

2-Juventus – “Jeep”: 47.5 milionë (3 vjet)

3-RB Leipzig – “Red Bull”: 34 milionë (një vit)

4-Inter – “Socios.com”: 20.35 milionë (një vit)

5-Atletico Madrid – “Plus500”: 17.25 milionë (një vit)

6-Romë – “DigitalBits”: 12.2 milionë (3 vjet)

7-Milan – “Emirates”: 12 milionë (3 vjet)

8-Lazio – “Binance”: 10 milionë (2 vjet)

9-Everton – “Cazoo”: 9.84 milionë (2 vjet)

10-Borussia Moenchengladbach – “Flatex” / “Degiro”: 9.7 milion (3 vjet)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore