Stil

10 ide se si ta kaloni Shën Valentinin brenda shtëpisë suaj


Festa e Shën Valentinit po afron, e nëse akoma nuk keni vendosur se çfarë të bëni, ne ju sjellim dhjetë ide të menduara mirë, gjithmonë duke u përshtatur me situatën pandemike.

1. Bëni një piknik të brendshëm

Për të realizuar këtë ide, përdoreni dyshemenë e dhomës suaj të ndejës. Aty shtroni një batanije te ngrohtë dhe me më shumë ngjyra sepse kjo do ta bëjë “skenën tuaj” më mbresëlënëse.

2. “Zhyt” gjithçka në çokolatë

Ëmbëlsojeni natën tuaj duke përgatitur receta nga më të ndryshmet të cilat çokolatën e kanë thelb të përmbajtjes. Kjo do t’iu bëj ta shijoni natën tuaj pafund.

3. Relaksohuni duke shikuar filma

Një film? Sigurisht, që jo. Sepse vetëm një film mund ta shikoni në një të premte të zakonshme. Pasi që kjo është një “natë takimi” fillojeni atë me Romeo & Juliet të Baz Luhrmann, ose me një trilogji si ajo e “Matrix apo “Before Sunrise”. Mos i harroni kokoshkat, madje edhe karamelet nuk janë ide e keqe.

4. Përgatisni koktejet më të mira

Koktejet janë gjithmonë një ide qe i’a vlen. Regjistrohuni online për klasën e bërjes së koktejve nga James Beard Lynnette Marrero dhe Ryan Chetiyaëardana, themeluesit e ”Dandelyan”, i quajtur bari më i mirë në botë sipas MasterClass.

Ose, thjesht ndiqeni Stanley Tucci në Instagram, aty do të gjeni gjithçka rreth botës se koktejeve. Për ata që preferojnë festat pa alkool, provoni të bëni ndonjë reçetë joalkoolike por me shije të këndshme.

5. Zhvilloni kuize

Bëjeni këtë natë më jo të zakonshme. Shndërrojeni mbrëmjen tuaj në një natë kuizi. Zhvilloni kuize me partnerin tuaj. E nëse dëshironi që nata juaj të jetë më interesante, bashkohuni me partnerin tuaj dhe bëni kuiz me një çift tjetër përmes aplikacioneve të ndryshme si “Jeopardy”.

6. Gatuani ushqimet më të shijshme

Kujdes në përzgjedhje! Gatuani me delikatesë specialitetet e preferuara te juaja dhe të partnerit tuaj. Jepeni maksimumin tuaj gjatë përgatitjes së tyre. Kjo mbrëmje e meriton një darkë me shumë shije.

7. Kënaquni me një mëngjes shtrati

Gjestet e thjeshta si mëngjesi në shtrat bëhen të veçanta kur i çoni në një nivel tjetër. Bëni një përhapje të madhe të gjërave të tyre të preferuara në një tabaka të këndshme — ushqimet si petullat ose waffles në formë zemre, një libër, gazetë ose revistë të preferuar janë ide e përkryer për një mëngjes shtrati me shumë buzëqeshje. Sidoqoftë, hedhni një trëndafil të kuq mbi tabaka, dhe bëjeni këtë mëngjes super romantik.
8. Përqafoni anën tuaj artistike

Nëse nuk jeni të mirë në këtë pjesë, mbani disa ligjërata virtuale. Punimi juaj do të jetë i mirë ose qesharak. Gjithsesi, kjo do ta bëj këtë datë të paharrueshme pas të qeshurave rreth rezultatit final.

9. Ndizeni një zjarr në oborrin tuaj

Shkurti mund të jetë akoma i ftohtë, por shfrytëzojeni maksimalisht duke u veshur me palltot tuaja më të ngrohta dhe duke ndezur një zjarr. Sillni një shishe verë të mirë, dhe luajeni një lojë në natyrë. Shijojeni kohën jashtë, sepse gjatë dimrit zakonisht jemi të mbyllur në shtëpi.

10. Bëni banjë të gjatë

Nëse një fundjavë SPA nuk është pjesë e opsioneve tuaja, përkëdheluni në shtëpi. Kënaquni duke i bërë njëri-tjetrit masazhe me vaj që lehtëson stresin, bëni një banjë të gjatë me flluska dhe qetësohuni me maska hidratuese për fytyrën. Në një mënyrë apo në një tjetër, ju do ta përfundoni ditën me një shkëlqim serioz të Ditës së Shën Valentinit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore