Kosova

1 muaj paraburgim për dy zyrtarët e MINT-it dhe biznesmenit Muharremi


Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë këtë të shtunë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Hafiz Garës, Irfan Lipovicës si dhe ndaj afaristit Ridvan Muharremit që u arrestuan të premten si të dyshuar për keqpërdorim të Rezervave Shtetërore ka përfunduar.

Tre të dyshuarit, sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë, do të qëndrojnë një muaj në paraburgim fillimisht.

Avokati i Irfan Lipovicës, Durim Osmani, në një prononcim për media pas seancës dëgjimore kishte thënë se Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve ndonëse sipas tij në këtë rast nuk as vepër penale, pasi klienti i tij ka zbatuar vetëm ligjin.

“Sipas mbrojtjes pas shikimit të provave e materialeve sipas ligjit dhe pas analizimit të kërkesës, nuk ka kushte për caktim të paraburgimit, madje as për dyshimin e bazum, e as nivelin e dyshimit të arsyeshëm”, u shpreh Osmani.

Drejtësia, sipas avokatit Osmani, nuk bëhet te portalet e as nëpër studio televizive, por bëhet me njerëz që kryejnë shkollë e kanë përvojë të madhe.

“Këta 3 persona që po e presin vendimin janë të pafajshëm”.

Avokati Osmani ndër të tjera tha se secila provë në këtë rast mund të merret parasysh.

“Nuk kemi koment për dokumentet sekrete. Sipas mbrojtjes, secila provë është materiale, nuk ka prova që nuk administrohen. Gjithçka është provë. Tema tjetër është a ka vepër penale, Prokuroria duhet të sigurojë prova, pavarësisht natyrës së provave. Pyetja është a ka vepër penale, a ka keqpërdorim të autorizimeve. Nëse ka keqpërdorime, a është kryer me dashje për veprimet objektive”, tha ai.

Bastisje e arrestime për keqpërdorime me Rezervat Shtetërore: Dy zyrtarë të MINT dhe biznesmeni Ridvan Muharremi në pranga

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore