Aplikacione

1 milion përmbajtje më pak në Facebook


Media sociale Facebook dhe aplikacioni në ngarkim të tij, Instagram, kanë tërhequr më shumë se një milion pjesë të përmbajtjeve të tyre gjatë tre muajve të fundit të vitit 2020.

Cnet, faqe dedikuar të rejave teknologjike, shkruan se përmbajtjet e tërhequra kanë pasur dezinformime lidhur me pandeminë COVID-19 gjë që mund të shkaktonte dëme të pashmangshme.

Nënkryetari i integritetit të Facebook-ut, Guy Rosen, ka thënë në një konferencë se përmbajtjet e dëmshme përmbanin masa parandaluese të rreme për COVID-19, probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga coronavirus-i i ri dhe kura të ekzagjëruara.

Sipas Cnet, Facebook-u “ka marrë një qëndrim më të ashpër kundër dezinformimit shëndetësor që prej fillimit të pandemisë së coronavirus-it”. Madje po vazhdon të zgjerojë listën e përmbajtjeve të rreme duke përfshirë edhe pretendime se virusi është i prodhuar nga njerëzit dhe se vaksinat janë më të rrezikshme se sa vet sëmundja.

“Pasi të mbarojë pandemia, ne do të vazhdojmë të flasim me autoritetet shëndetësore dhe të sigurohemi se po arrijmë qasjen e duhur e cila shkon në përputhje me politikat dhe parimet tona kundër keqinformimit”, ka shpjeguar menaxherja e politikës globale të Facebook-ut, Monika Bickert.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore