Kosova

1 milion euro për rregullimin e dritave në autostrada


Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar buxhet të ri prej 1 milion eurove për rregullimin e ndriçimit nëpër autostradat Morinë-Merdare, të quajtur “Ibrahim Rugova” ka fare pak ndriçim.

Ky buxhet është ndarë  për shkak prishjes së ndriçimit, pas vjedhjes së kabllove dhe trafove të rrymës.

Drejtori në Departamentin për Menaxhimin e Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës,  Malë Lokaj ka thënë se ministria ka planifikuar një buxhet të ri prej 1 milion eurove për rregullimin e ndriçimit të është vjedhur, pas vlerësimit të dëmit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore