Lajme

Zyrtari izraelit thotë se do të luftojë vendosjen e Starlink-ut në Gaza


Ministri i Komunikimeve ka thënë se Izraeli do të “përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar” përdorimin e Starlink të Elon Musk për të mbështetur lidhjen për grupet e ndihmës në Gaza.

Duke postuar në X, Shlomo Karhi tha nëse interneti satelitor Starlink shpërndahet “Hamasi do ta përdorë atë për aktivitete terroriste”.

“Nuk ka asnjë dyshim për këtë, ne e dimë dhe Musk e di atë”, shkroi ai. “Ndoshta Musk do të ishte i gatshëm ta kushtëzonte atë me lirimin e foshnjave, djemve, vajzave, të moshuarve tanë të rrëmbyer”.

Musk kishte bërë ofertën për të përdorur Starlink në Gaza më herët gjatë të shtunës, megjithëse detaje të mëtejshme ende nuk janë zbuluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore