Lajme

Zyrtarët anglezë i kërkojnë ISC-së të hetojë për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e vitit 2020


Një koalicion deputetësh dhe kolegësh, nga një mori partish të ndryshme, i kanë bërë thirrje Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që t’i rikthehet një investigimi, që rezultoi i dështuar, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky veprim ligjor, vjen si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të qeverisë për të urdhëruar një hetim mbi gjetjet e raportit të Rusisë, të publikuar nga Komiteti i Inteligjencës dhe Sigurisë (ISC) në korrik 2020.

ISC raportoi prova të besueshme të përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në proceset zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar.

Grupi parlamentar pretendon se qeveria po shkel konventën evropiane për të drejtat e njeriut, neni 3, sipas të cilit synohen “zgjedhje të rregullta, të lira, me votim të fshehtë, të cilat sigurojnë shprehjen e lirë të opinionit të njerëzve”.

Raporti i Rusisë e shpalli ndërhyrjen ruse në Mbretërinë e Bashkuar “normale të re” dhe raportoi përpjekje të besueshme për të ndërhyrë në proceset zgjedhore të Mbretërisë së Bashkuar që të paktën nga koha e referendumit të BE-së në 2016-ën.

ISC-ja bëri thirrje për një hetim dhe një kuadër ligjor e institucional të përditësuar për të mbrojtur ato procese nga ndërhyrjet e huaja.

Kur qeveria nuk veproi sipas këtyre rekomandimeve, grupi ndërparlamentar bashkoi forcat me organizatën jofitimprurëse të gazetarisë “Qytetarët” për të paraqitur një kërkesë për shqyrtim gjyqësor në gusht të vitit 2020.

Leja për shqyrtim gjyqësor u refuzua nga Gjykata e Lartë dhe aplikimi i grupit për lejen e ankimit u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit.

Raporti i vonuar prej kohësh i Rusisë zbuloi se qeveria britanike dhe agjencitë e inteligjencës nuk arritën të kryenin ndonjë vlerësim të duhur të përpjekjeve të Kremlinit për të ndërhyrë në referendumin e Brex-it të vitit 2016.

Sipas deputetëve, qeveria “nuk kishte parë apo kërkuar prova të ndërhyrjes së suksesshme në proceset demokratike të Mbretërisë së Bashkuar” në atë kohë dhe bëri të qartë se nuk ishte bërë asnjë përpjekje serioze për ta bërë këtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore