Auto

Zyrtarët amerikanë të transportit po adresojnë çështjet e zinxhirit të furnizimit


Pete Buttigieg, sekretari amerikan i transportit, është duke gjetur mënyra për të adresuar ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit duke nisur nga portet e bllokuara deri te adresimi i mungesës së shoferëve të kamionëve.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se kjo vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nxjerrë ​​një urdhër ekzekutiv në muajin shkurt mbi çështjet e zinxhirit të furnizimit.

Dhe në muajin qershor, Shtëpia e Bardhë zbuloi një Task Forcë për Ndërprerjet e Zinxhirit të Furnizimit të udhëhequr nga Buttigieg dhe sekretarët e tregtisë dhe bujqësisë.

Kjo “për të siguruar një përgjigje të të gjithë qeverisë për të adresuar sfidat afatshkurtra të zinxhirit të furnizimit…dhe për të diagnostikuar problemet. Si dhe zgjidhje sipërfaqësore – të mëdha dhe të vogla, publike ose private – që mund të ndihmojnë në zbutjen e ngushtimeve dhe kufizimeve të furnizimit”.

Të enjten e 15 korrikut, Buttigieg mbajti një tryezë të rrumbullakët virtuale për bllokimet në portet e Los Angeles-it dhe Long Beach-it.

Ky takim përfshinte kryetarin e Komisionit Federal Detar, Kryetarin e Bashkisë së Los Ageles-it Eric Garcetti dhe zyrtarë të tjerë të lartë të SHBA-së për të kërkuar mënyrat e zvogëlimit të mbingarkesës në porte.

“Që ekonomia jonë të rimëkëmbet plotësisht, tani na duhen zinxhirët tanë të furnizimit që të funksionojnë normalisht dhe pa bllokim të evitueshëm”, është shprehur Buttigieg.

Reuters tregon se afro 40 për qind e të gjithë ngarkesave të kontejnerëve që kalojnë nëpër Shtetet e Bashkuara mbërrin ose niset përmes porteve të Los Angeles-it dhe Long Beach-it.

Në Kaliforni, Agjencia e Transportit Shtetëror ka njoftuar se do të mbajë një forum në muajin shtator për të shqyrtuar mundësitë lidhur me përmirësimin e lëvizjes së ngarkesave.

Jo më larg se javën e kaluar, Buttigieg dhe sekretari i punës, Marty Walsh, zhvilluan një takim të veçantë me industrinë e kamionëve dhe grupet e punës për të diskutuar rekrutimin dhe mbajtjen e shoferit.

Departamenti ka thënë se normat e xhiros janë mbi 90 për qind për transportuesit e mëdhenj dhe se ky qarkullim shoferësh, së bashku me ndikimin e COVID-19, ka ndihmuar në çrregullimet e zinxhirit të furnizimit.

Nga ana tjetër, Rrjeti Amerikan i Kamionëve (ATA) ka deklaruar se parashikimet tregojnë se industria do të duhet të punësojë afro 1.1 milionë shoferë të rinj gjatë dekadës së ardhshme, ose një mesatare prej gati 110 mijë në vit.

Kjo për të ecur paralelisht me hapat e daljes në pension dhe nevojave në rritje të transportit.

Nga ATA, Bill Sullivan, ka pohuar se grupi po punon me qeverinë federale për ta “bërë zinxhirin tonë të furnizimit më elastik dhe për të rritur fuqinë tonë të punës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore