Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për shkak të katastrofës me zjarret në Hawaii që rrafshuan qytetin historik të Lahaina dhe ku deri më tani janë konfirmuar 89 viktima.
“Është zemërthyese të shohësh shkatërrimet që po ndodhin nga zjarret mbi popullin e Hawaiit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe miqtë tanë amerikanë gjatë këtyre kohërave të vështira. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi Osmani në Twitter.
Një ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ngushëlluar qytetarët e Hawaiit, për viktimat që humbën jetën si pasojë e zjarrit që kaploi këtë vend.
“Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-të në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Departamenti i Policisë në Maui tha në një postim në Facebook se prioriteti i tyre ishte “të garantonin sigurinë e komunitetit dhe të reaguesve të parë”, pasi ata konfirmuan se evakuimi i Kaanapali ishte duke u zhvilluar.
Zyrtarët shtetërorë rihapën zonën e Lahaina-s për njerëzit me dëshmi të vendbanimit.
Radha e banorëve që prisnin të hynin në qytet ishte më shumë se një milje e gjatë dhe ata u paralajmëruan se do të pritej nga “shkatërrim siç nuk e kishin parë kurrë në jetën e tyre”.
Kjo e bën atë fatkeqësinë natyrore më vdekjeprurëse të Hawaiit, duke eklipsuar numrin e një cunami në vitin 1960 që vrau 61 njerëz.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
-
Abdixhiku: Zhegrova është aset kombëtar, do të ngritet mbi çdo padrejtësi
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit