Lajme

Zgjedhjet në Francë: Ku do të shkojnë votat e Melenchon-it?


Vetëm një e treta e votuesve që votuan për kandidatin Jean-Luc Melenchon në raundin e parë janë gati të votojnë për presidentin aktual Emmanuel Macron.

Lajmin e bën të ditur gazeta më e vjetër franceze “Le Figaro”, duke cituar një sondazh të kryer nga “La France insoumise”.

Rreth 215 mijë persona që votuan për Melenchon-in në raundin e parë morën pjesë në sondazhin digjital.

37.65 për qind e tyre preferojnë të shkojnë në votime në raundin e dytë, por refuzojnë të mbështesin të dy kandidatët.

Nga ana tjetër, një e treta – 33.4 për qind janë gati të votojnë për Macron-in.

Pjesa tjetër – 29 për qind e votuesve të Melenchon – nuk do të votojnë në raundin e dytë.

Kujtojmë se Jean-Luc Melenchon fitoi 21.95 për qind në raundin e parë, vetëm pak prapa Marin Le Pen, e cila kaloi në raundin e dytë.

Kjo është arsyeja pse pozicioni i mbështetësve të tij mund të jetë vendimtar në raundin e dytë.

Megjithatë, vetë Melenchon, ndryshe nga shumica e kandidatëve të tjerë presidencialë, nuk mbështeti drejtpërdrejt dikë në raundin e dytë.

Në vend të kësaj, ai u ka bërë vazhdimisht thirrje mbështetësve të tij “të mos hedhin asnjë votë për Marine Le Pen”.

Pavarësisht se në fushatën e fundit, kandidatja e ekstremit të djathtë ndryshoi retorikën e saj “nga nacionaliste në socialiste”, rrethi i Melenchon-it këshillon “të mos bini pre e mashtrimit social të Le Pen-it”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore