Kosova

Zgjedhën anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale


Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Selvete Grajçevci-Pllana, kryesuese të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ndërsa anëtarë janë zgjedhur Jahir Gashi, Gani Kastrati, Gani Maliqi dhe Rrezarta Pushkolli-Makolli..

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyçi, në emër të komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve, ka lexuar rezultatet e kandidatëve që kanë marrë pjesë në votim.

“Nga 15 anëtarët, pesë kanë marrë vota të mjaftueshme dhe këta janë Selvete Grajçevci-Pllana 60 vota, Jahir Gashi 51 vota, Gani Kastrati 50 vota, Gani Maliqi 49 vota dhe Rrezarta Pushkolli-Makolli 48 vota”, tha Bytyçi.

Ndërkaq ka dështuar zgjedhja e një kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Nuhi Ahmeti dhe Imrije Zeqiri, dy kandidatët potencial për pozitën në fjalë nuk kanë arritur të grumbullojnë shumicën  votave të deputetëve për t’u zgjedhur anëtar i Bordit të BQK-së.

Edhe pse në votim kanë marrë pjesë 96 deputetë, 53 fletvotime kanë qenë të pavlefshme, ndërsa Nuhin Ahmeti ka grumbulluar 27 vota kundër-kandidati i tij Imrije Zeqiri ka arritur të marrë 16 vota.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Pas dështimit të përzgjedhjes së anëtarit të bordit të BQK-së, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se për këtë pozitë do të hapet një konkurs i ri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore