Lajme

Zelenskyy takohet me anëtarët e presidencës boshnjake, shprehet mirënjohës për mbështetjen


Volodymyr Zelenskyy, Denis Beqiroviç dhe Zhelkjo Komshiç

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka pritur të mërkurën në pallatin presidencial në Kiev dy anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës – Denis Beqiroviç (boshnjak) dhe Zhejko Komshiç (kroat), të cilëve ua ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e integritetit territoral dhe sovranitetit të Ukrainës.

Zelenskyy, nëpërmjet një postimi në platforëm “X”, përveç shprehjes së mirënjohjes për harmonizimin e politikës së jashtme boshanjake me atë të Bashkimit Evropian, ka falenderuar dy liderët për pjesëmarrjen në Platformën Ndërkombëtare të Krimesë – një nismë diplomatike ndërkombëtare për konsultim dhe koordinim rreth Ukrainës.

“Mirëprita Kryetarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Zheljko Komshiç dhe anëtarin e presidencës Denis Beqiroviç në Ukrainë. Mirënjohës ndaj Bosnje-Hercegovinës për mbështetjen e Ukrainës, përbashkimin rreth sanksioneve të BE-së”, ka shkruar Zelenskyy të mërkurën.

Beqiroviç nga ana tjetër, i cili për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kiev, ka thënë se me presidentin ukrainas ka pasur “takim të përzemërt dhe një bisedë miqësore” në sfondin pushtimit të paprovokuar e të paligjshëm rus të Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore