Shqipëria

Zelensky mbërrin në Shqipëri, pritet nga ministri Hasani


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zbritur në aeroportin e Rinasit ku është pritur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Vizita e tij në Shqipëri lidhet me Samitin për Ukrainën që do të zhvillohet të mërkurën e 28 shkurtit.

“Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, shkruan Hasani në platformën X – dikur Twitter.

Sipas agjendës zyrtare, Zelensky do të mbërrijë në orën 09:00 në Kryeministri ku do të zhvillojë një takim tête-a-tête me kryeministrin Edi Rama.

Më pas në orën 10:10 pritet firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Pas këtij takimi, kreu i qeverisë shqiptare në orën 11:00 do të presë liderët nga Ballkani Perëndimor në Pallatin e Kongreseve.

Përfaqësues nga Bashkimi Evropian do të jetë Oliver Varhelyi.

Më pas në orën 11:30 kreu i qeverisë shqiptare dhe Zelensky do mbanë fjalën hapëse, për të përmbyllur me konferencën për shtyp në orën 13:30.

Presidenti i Ukrainës, pas mbajtjes së konferencës do të largohet nga Shqipëria, kurse liderët e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë për takimin e së enjtes, i cili ka në fokus integrimin e rajonit në BE.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore