Lajme

Zelensky: Kërkojmë të njëjtën mbrojtje ajrore si Izraeli


“Nevoja jonë aktuale themelore është mbrojtja ajrore. Këtu në Ukrainë, në pjesën tonë të Evropës, për fat të keq nuk e kemi atë nivel të mbrojtjes që pamë të gjithë në Lindjen e Mesme disa ditë më parë. Kur, falë forcës së kombinuar të aleatëve, ata arritën të rrëzonin pothuajse të gjitha raketat dhe dronët që sulmonin Izraelin”.

Kështu ka theksuar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke folur përmes videokonferencës me liderët e BE-së të mbledhur në Bruksel.

“Ne jemi ende të bindur se është e nevojshme të mbrohet Evropa nga raketat balistike dhe raketat Shahed, raketat e lundrimit dhe bombat, siç ndodhi në qiejt e Izraelit dhe vendeve të tjera të rajonit”, ka vijuar ai.

Qielli i Ukrainës dhe qielli i fqinjëve – sipas tij –  meritojnë të njëjtën siguri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore