Kosova

Zëdhënësja e Putinit: Edhe pas marrëveshjes, statusi juridik ndërkombëtar i Kosovës nuk ndryshon


Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, është shprehur se edhe pas marrëveshjes së Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë, statusi juridik ndërkombëtar i Kosovës sipas saj do të mbetet i njëjtë.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së është i vetmi organ i autorizuar për të shqyrtuar statusin e një krahine autonome serbe. Asnjë vendim i ri nuk është marrë për këtë çështje. Kosova është ende pjesë e pandashme e Serbisë”, tha Zaharova.

Tutje, ajo shtoi se “ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët serbë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të Beogradit në strukturat shumëpalëshe”.

“Rezoluta 1244 nuk parasheh anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha ajo.

Ndërkaq, zëdhënësja e MPJ-së ruse potencoi se marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë, “mund të lidhet vetëm me formate të ndryshme rajonale për të cilat palët kanë arritur një marrëveshje dhe në bazë të rezolutës së lartpërmendur të Këshillit të Sigurimit”.

Federata Ruse, vazhdimisht ka qënë kundër pavarësisë së Kosovës dhe në mbështetje të aleatit të saj historik, Serbisë.

Ndërsa, Serbisë vazhdimisht iu është bërë thirrje që t’i vendosë sanksione Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Mirëpo, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit, Beogradi zyrtar ende qëndron aleat, dhe vazhdon të mos i vendosë sanksione Moskës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore