Kosova

VV bojkotoi seancën për Policinë, Tahiri: E papranueshme


Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se “është e papranueshme” mospjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosje në seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovë në të cilën do të shqyrtohej propozim-rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

“Është e papranueshme mospjesëmarrja dhe ikja nga përgjegjësia e kësaj mazhorance. Pra, janë 50 për qind që i kanë votuar qytetarët e Kosovës, e ju e shihni sallën e kuvendit sot [pa pjesëmarrjen e shumicës]. Këta përfaqësues të 50 për qindëshit, i ikin pjesëmarrjes në këtë seancë, i ikin mbështetjes që duhet t’ia japin Policisë së Kosovës”, tha Tahiri.

Ne, pohoi ai, si deputetë të opozitës “nuk heqim dorë”.

Ndryshe, pak para fillimit Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovë në të cilën do të shqyrtohej propozim-rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në një konferencë të jashtëzakonshme për media, pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës për të enjten.

“Që nga java e kaluar PDK ka tentuar që të ndryshojë rendin e ditës në seancë për të futur një pikë të cilën ata nuk e kanë pasur të dorëzuar ende me shkrim që ka të bëjë me një rezolutë për kushtet dhe legjislacionit të cilët ata i konsiderojnë tash të nevojshme për t’u kaluar për Policinë e Kosovës”, tha fillimisht ajo.

Tendenca dhe qëllimi i PDK-së dhe e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sipas Kusari – Lila, nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e Policisë së Kosovës, por ka të bëjë vetëm me arsyetimin dhe argumentimin e tyre se “kinse Qeveria nuk është e angazhuar sa duhet”.

“Synimi i tyre i vetëm është pushteti dhe jo interesi i shtetit”, shtoi ajo.

https://albanianpost.com/bojkotimi-i-vv-se-per-seancen-e-jashtezakonshme-per-policine-e-kosoves-tahiri-e-papranueshme/

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore