Rajoni

Vuçiç takon Borrell: Vazhdojmë luftën për ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor


Ilustrim: Josep Borrell dhe Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, këtë premte ka takuar, shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, duke paralajmëruar kështu edhe një takim të ri për ditën e nesërme.

“Një takim i shkurtër me Josep Borrell. Nesër na pret një takim i ri për të vazhduar përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të të gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin social Instagram.

Vuçiç ka bërë të ditur gjithashtu se ka pasur një takim shumë të “rëndësishëm dhe të dobishëm” me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, James Cleverley.

Ai u takua edhe me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, shtet i cili nuk e njeh Kosovën, duke thënë se ka pasur një bisedë shumë të mirë, të sinqertë dhe miqësore.

Ndryshe të hënën e 27 shkurtit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë ftuar për një takim të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore