Kosova

Vuçiç: Po të flisja unë për Bashkim Kombëtar, do të më varnin në Washington ose Bruksel


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në përgjigje për gazetarët se si e komenton deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se do të votonte pro një referendumi demokratik për Bashkim Kombëtar me Shqipërinë, ka thënë se “po të thoja unë një gjë të tillë do të më kishin varur në Washington dhe Bruksel”.

Këto komente Vuçiç i bëri me rastin e përurimit të fillimit të punimeve të seksionit hekurudhor Novi Sad-Kelebija, transmeton b92.

“Idetë për Shqipëri të Madhe nuk shkaktojnë frikë në Bashkim Evropian. Ata vetëm në ndonjë raport e shkruajnë se s’është gjë e meçnur, por vetëm kaq”, u përgjigj Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa e lidhuipërgjigjen me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila, sipas tij, “mendon që mund t’ua kryposë mendjen të gjithëve”.

“Ajo flet gjithçka që ndodh në Serbi. Ndërsa edhe pse ka për detyrë të mirret me Prishtinën, asaj s’i shkon ndërmend të kritikojë deklarata e Albin Kurtit”, tha ai.

“Kur vie puna te hegjemonia e Shqipërisë së Madhe, kjo është e zakontë te ta”.

“Çfarëdo që bën Serbia, nga vetë-mbrojtjta politike, ata kurr s’do të jenë të lumtur”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore