Lajme

“Vuçiç po e humb mbështetjen e qytetarëve”


Kryetari i Bordit të Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiç,

Kryetari i Bordit të Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiç, në një intervistë për Danas, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po e humb mbështetjen e qytetarëve.

“Mendoj se ky skandal me energjinë, ndërprerja e fundit e energjisë elektrike, pas atij sabotazhi të marketingut, që u bë nga kryeministrja Ana Brnabiç, paraqet një katastrofë në reputacionin e SNS-së dhe ndërprerjeve të lidhjeve me votuesit e Vuçiçit”, tha Janjiç.

“Zdravko Ponos dhe Vuk Jeremiç duhet të emancipojnë veten nga varësia buxhetore për kthimin në pushtet. Ata duhet të jenë alternativë sepse kështu do të mbytin çdo ndryshim”.

Sipas tij, “ekologjia është një temë që e rrëzon Vuçiçin”.

Zgjedhjet në Serbi do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq në vitin 2020 në zgjedhjet e qershorit në Serbi, opozita s’kishe marrë pjesë në zgjedhje duke i bojkotuar me pohimin se janë “zgjedhje të rrejshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore