Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar të dielën se mbi 75 për qind e qytetarëve serbë të Kosovës kanë votuar për listën e Partisë Progresive të Serbisë (SNS) “Aleksandër Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, derisa ka shtuar “ne gjithmonë do ta mbrojmë Kosovën si pjesë të Serbisë”.
Në Serbi kanë përfunduar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore dhe sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), lista e SNS-së “Aleksandër Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar mbi 46 për qind të votave (rreth 129 mandate), bazuar në mbi 80 për qind të mostrave të përpunuara.
Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, bazuar në rezultatetet preliminare të CeSID, ka fituar rreth 23 për qind të votave (rreth 63 mandate), ndërsa Partia Socialiste e Serbisë (SPS) nën udhëheqjen e kryediplomatit serb, Ivica Daçiç, ka fituar jo më shumë se 6.9 për qind të votave (19 mandate). E djathta nacionaliste serbe ka fituar rreth 4.8 përqind.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe udhëheqësi i koalicionit “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, Shaip Kamberi, pritet të përfaqësojë shqiptarët e Luginës së Preshevës – Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – në Kuvendin e Serbisë edhe për një mandat. Ai ka fituar votat e nevojshme për të qenë zëri i shqiptarëve në legjislativin serb.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka raportuar të dielën se koalicioni “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, në zgjedhjet qendore të Serbisë të mbajtura këtë të dielë (17 dhjetor), ka fituar rreth 11 mijë e 500 vota, kurse “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” e kryetarit aktual të Preshevës, Shqiprim Arifi, ka marrë rreth 1 mijë e 250 vota.
E të drejtë vote kanë pasur rreth 6.5 milionë shtetas të Serbisë. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa janë mbyllur në orën 20:00 në mbrëmje. Deri në orën 20:00 kanë votuar 59.68 për qind e qytetarëve, kurse procesi është monitoruar nga mbi 5 mijë vëzhgues.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi