Kosova

Vuçiç i drejtohet Viola von Cramon – “Po ta merrnim seriozisht, do të duhej të vareshim të gjithë”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

“Po t’i merrnim seriozisht gjërat që thotë Viola von Cramon, do të duhej të vareshim të gjithë”.

Kështu u përgjigj Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kur u pyet nga gazetarët se si i komenton vlerësimet e bëra së fundmi nga Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovëm. Viola von Cramon, e cila u pajtua me aksionin e Policisë së Kosovës të zhvilluar në Veri kundër kontrabandimit të mallrave

“Vetëm njerëz të ‘agjendës së gjelbërt’ do të jetonin, ne të tjerët do të duhej të hidheshim në Danub ose nën akull, s’do të dinim ç’të bënim”, vazhdoi Vuçiç.

Vuçiç akuzoi Cramon-in se “sa i përket asaj, për neve fjala Kosovë do të ishte fjalë e ndaluar në Serbi”.

“Ata kanë intereset e tyre, ne kemi tonat, e veçanërisht e kam fjalën për këta të gjelbërit dhe majtistët. Lejojini të bëjnë punën e tyre, dhe për aq sa më takon mua ne do të ndjekim politika të përgjegjshme”, deklaroi Presidenti i Serbisë.

Ndërkaq përfundoi se “ne jemi ata që mbajmë paqen dhe stabilitetin në rajon”, por shtoi se “ne gjithasthu do të kundërshtojmë të gjithë ata që duan ta zhbëjnë të drejtën tonë qëtë jemi autoritet vendimmarrës, i pavarur dhe autonom”.

Ndërkaq ditë më parë, Viola von Cramon, në cilësinë e saj zyrtare e aprovoi aksionin policor të Kosovës në nivel vendi kundër krimit të organizuar dhe kontrabandimit të mallërave, që përfshinë edhe dy komuna veriore në Kosovës, përkatësisht Mitrovicën e Jugut dhe Zveçanin.

“Është vendim sovran i autoriteteve të Kosovës dhe nuk mund ta kritikoj derisa të kem një pasqyrë më të gjerë. Është mirë që Qeveria e Kosovës e ka trajtuar këtë problem, sepse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë gjithmonë një kërkesë e BE-së”, pati deklaruar Viola von Cramon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore