Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar të shtunën në Pragë të Çekisë me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilit i është ankuar për aksionin e Policisë së Kosovës në Veri të premten, ku u mbyllën pesë objekte të komunave paralele serbe në Veri.
Lajmi u bë i ditur nga Vuçiç, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, të shtunën, ku tha se me Lajçak-un pati një bisedë të “hapur” dhe të “sinqertë”.
“I përcolla shqetësimin tim të skajshëm për dhunën e fundit në Kosovë, shkeljen e përsëritur të të drejtave dhe rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës”, shkroi Vuçiç.
Nga diplomati sllovak, kreu i Serbisë tha se ka kërkuar një reagim konkret dhe të qartë nga BE-ja dhe shtetet anëtare – “jo vetëm në dënimin e lëvizjeve të tilla, por edhe në parandalimin e tyre dhe mbrojtjen e serbëve”.
“Serbia mbetet një partner i përgjegjshëm i BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, por do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të parandaluar terrorin kundër popullit të saj”, propagandoi presidenti serb.
View this post on Instagram
Ndryshe, aksioni i Policisë së Kosovës në Veri të vendit – të banuar me shumicë serbe – të premten, për mbylljen e objekteve të komunave paralele serbe, u kritikua ashpër nga vendet perëndimore, posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Zëdhënësi i Speciales: Prokuroria pritet të përfundojë me dëshmitarët në prillin e vitit të ardhshëm
-
S’preferojmë të bashkëpunojmë me LVV-në, PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, thotë Krasniqi
-
Ekonomia e Kosovës në “moment kritik” – rritja ekonomike, iluzion i inflacionit
-
Si mund ta rinovojë BE-ja politikën e saj të jashtme për Ballkanin Perëndimor