Von Cramon në Serbi: Edhe BE-ja ka lidhje me Rusinë, por ne nuk kemi një qendër ruse spiunazhi, siç e keni ju në Nish (VIDEO)
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila po qëndron për një vizitë në Serbi, ka folur për lidhjen e shtetit serb me Rusinë dhe habinë e saj se si në Serbi gjendet një qendër e spiunazhit rus.
Ajo, në një intervistë për gazetën serbe Blic, është sfiduar duke i thënë se edhe vetë Bashkimi Evropian, ka lidhje me Rusinë, por Von Cramon ua ka bërë të qartë diferencën e këtyre raporteve.
“Po, edhe Bashkimi Evropian ka lidhje me Rusinë, por në BE nuk ka një qendër spiunazhi rus, siç është këtu në Nish”, ka deklaruar ajo.
“Pra ne nuk kemi një qendër ruse që merret me aktivitete spiunazhi. Kjo është e papranueshme”.
Von Cramon, që është denoncues e vazhdueshme e regjimit të Aleksandër Vuçiç në Serbi, nuk ka kaluar pa telashe në këtë vizitë të saj në Serbi.
Nacionalistë serbë, anëtarë të partisë së Vuçiç, e kanë pritur me brohoritma në rrugë, derisa ajo ishte për një vizitë në Gornji Nedeljiçe të Lozhnicës në Serbi.
Ata kanë bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “E keni shitur Kosovën”, duke penguar edhe fizikisht vizitën e planifikuar të raportueses në Parlamentin e BE-së për Kosovën, cila kishte për qëllim mbështetjen e qytetarëve serbë të këtyre rajoneve, ku edhe pritej nga përfaqësuesit e Partisë së Gjelbër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mihali përfundon intervistimin: Jam këtu për të ndihmuar prokurorin për zbardhjen e së vërtetës
-
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme
-
Kurti për Mihalin: “Vlerë e shtuar, bashkëpunëtore e kamotshme”
-
Specialja për Dejona Mihalin: Po intervistohet për disa çështje