Kosova

Von Cramon: Më shumë gra në dialog, proceset s’janë transparente


Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, në Kuvendin e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës këtë të premte do të mbahet dita e dytë dhe e fundit e takimit të VII të komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.

Në ditën e parë, të enjte, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ndër të tjera ka kërkuar që gratë të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë. Duke shtuar se proceset në Kosovë nuk po përcillen me transparencë.

“Kam mësuar nga ju zotëri Bislimi që e kushtëzon anëtarësimin në BE. Pa një marrëveshje gjithëpërfshirës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pranimi në integrimin në BE nuk mund të ndodhë”.

“Dialogu duhet të bëhet prioritet politik dhe duhet të shohim përkushtim të fuqishëm dhe Kosova të angazhohet në këtë proces që të ketë rezultatet pozitive. Prandaj ftoj autoritet dhe kryeministri e kuvendin të krijojnë platformë”.

“Është e papranueshme që asnjë grua nuk është duke negociuar në Stabilizim Asociimin. Më shumë gra në dialog janë të nevojshme menjëherë. Me keqardhje duhet të them se proceset në Kosovë nuk janë transparente”.

“Ndryshimet duhet të bëhen brenda kornizës institucionale të Kosovës për të ecur përpara për ta përmbyllur këtë dialog. Edhe pse kemi pasur mospërputhje ka sinkronizim në këtë dialog”.

“Kosova duhet të përdorë mundësisë të reja me aleat për ti shtyrë për të përmbyllur dialogun. Dialogu Kosovë serbi kërkon vullnet të madh për mbrojtje të minoriteteve. Duhet t’i respektojmë obligimet tona dhe të kërkon vizion të gjerë për të gjetur paqe për tërë rajonin. Unë jam e bindur që Kosova mund ta bëjë për shkak të qytetarëve të saj. Kosova e meriton njohjen nga të gjitha vendet”, ka deklaruar Crammon të enjten nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Szunyog: Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim

“E dimë sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Komisioni i qëndron prapa vendimit të korrikut të vitit 2018 që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim”.

Kështu ka thënë Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, pas kritikave të kryeministrit të Kosovës Albin Kuri dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për mos liberalizim në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për MSA-në.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

“Mosliberalizimi i vizave, vendim i padrejtë dhe dritëshkurtër”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim Bashkimi Evropian– Kosovë, ku po merr pjesë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, bllokimin e vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionale për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli Evropian e ka konsideruar si të pa drejtë dhe vendim dritëshkurtër.

“Parlamenti Evropian është vendi ky kjo çështje duhet të ngritët në çdo mbledhje deri në marrjen e vendimit sepse aty është vendi ku mbrohet edhe Evropa si kontinent e jo vetëm interesant e ngushta të shteteve anëtare”, është deklaruar Kurti.

Sipas Kryeqeveritarit, kriteret për progres dhe avancim të Kosovës në procesin e integrimit evropian duhet të jenë të drejta dhe të bazuara në merita, pa e diskriminuar e pa e kushtëzuar Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore