Lajme

Vitia: Gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë


Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë.

Vitia në një takim me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqin, ka diskutuar masat e reja lidhur me pandeminë, COVID-19.

“Gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë duke filluar nga java e ardhshme, teksa është diskutuar edhe ora policore, por që nuk është marrë ende ndonjë vendim”, tha Kllokoqi.

Në takim po ashtu është folur edhe për orën policore, por nuk ka asgjë zyrtare në këtë çështje nga ministri Arben Vitia.

Në Kosovë rastet janë rritur shumë dhe pandemia ka arritur me një pikë ku nuk po mund të menaxhohet.

Masat në fuqi nuk janë respektuar gjithnjë nga shoqëria civile, për atë arsye edhe numri i vdekjeve është rritur.

Qeveria e re është themeluar nga data 22 mars, por pavarësisht rasteve të shumta, qeveria nuk ka reaguar ndaj rasteve të shumta.

Masat e tjera lidhur me Coronavirusin pritet të vendosen në ditët në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore