Kosova

Viola von Cramon: “Gjithmonë do të jem kundër rishkrimit të kufijve”


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

“Gjithmonë kam qenë dhe do të jem kundër rishkrimit të kufijve dhe kam qenë e vetmja që kam kritikuar Albin Kurtin kur ka votuar në Shqipëri”.

Kështu u përgjigj në një intervistë dhënë për N1, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Asaj iu bë kjo pyetje në kuadër “të mos kundërshtimeve”, siç i tha intervistuesi, “ndaj deklarimit të Kryeministrit të Kosovës për Bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë”.

Cramon e kishte kritikuar pjesëmarrjen e Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri, gjë të cilën e kishte quajtur “të papranueshme”.

“Nuk mund ta kuptojë të gjithën këtë. Në njërën në Kosovë të gjithë ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe Aleksandër Vuçiç, ndërsa në anën tjetër Kryeministri i Kosovës voton në një shtet fqinj. Së paku për mua, kjo është e papranueshme”, kishte thënë Viola von Cramon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore