Lajme

Viola von Cramon: Mediat serbe po shpërndajnë propagandë


Mediat shtetërore në Serbi janë duke përhapur informacione të pa vërteta dhe po shpërndajnë propagandë, ka thënë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Kështu është shprehur ajo me anë të një postimi në Twitter, duke thënë se zyrtarët qeveritarë janë ata të cilët po e bëjnë një veprim të tillë.

“Zyrtarët qeveritarë në Serbi dhe mediat shtetërore janë duke shpërndarë dezinformim dhe propagandë”, ka thënë Cramon.

Tutje ajo ka thënë se “nuk ka nevojë për robotë të internetit, kur i keni tuajat të gjitha TV-të, radiot e gazetat”.

Vitin e kaluar, Twitter pati mbyllur rreth 8 mijë e 558 llogari false të cilat promovonin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe partinë e tij.

“Në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam grupe llogarish të përfshira në veprimtari të koordinuar jo-autentike, e cila çoi në heqjen e 8,558 llogarive që punojnë për të promovuar partinë qeverisëse të Serbisë dhe udhëheqësin e saj”, pati njoftuar rrjeti social Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore