Një person ka vdekur nga një vetaksident në Gjakovë të enjten.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se personi në fjalë derisa ka qenë duke e drejtuar traktorin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin , dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është larguar nga rruga, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion.
Në raport theksohet se në Gjakovë dyshohet që është gjetur një mjet shpërthyes nga një person.
Njësiti policor thuhet se ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke u shëtitur në fushë –livadh, ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti për deminim i FSK-s ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshimtë”, njoftohet tutje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com