Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se është gjetur një granatë dore në Terpezë të Malishevës.
Është bërë me dije se Njësia për Deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), e ka shpërthyer këtë mjet në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke groposur afër një peme ka hasur në një mjet të dyshimtë (granatë dore). Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Aty, po ashtu theksohet se një foshnje ka vdekur në Podujevë.
“Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit potencohet se trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Lidhur me rastin, PK-ja ka nisur hetimet.
Më tej, njoftohet se autoritetet kanë arrestuar dy persona pasi ata dyshohet se kanë kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ata ishin duke intervenuar në një rast.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë.
“Po ashtu të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit. Një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Serwer për Albanian Post: Dialogu mund të vazhdojë vetëm për çështje teknike, jo edhe për ato politike
-
Tahiri: 9 shkurti do jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit
-
Krasniqi: Ballkani Perëndimor ka pritur mjaft, BE t’i japë prioritet integrimit të rajonit
-
Tahiri: Kurti e Osmani të marrin vrap për opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës
Lajmet kryesore
-
Baba Mondi sqaron idenë e “Shtetit Bektashi”: Krejtësisht shpirtëror, për paqe e tolerancë
-
Vengu takon diplomatët e huaj për rijetëzimin e Industrisë Ushtarake
-
Fondet e mbledhura nga Harris kalojnë shumëfish ato të Trump
-
Serwer për Albanian Post: Dialogu mund të vazhdojë vetëm për çështje teknike, jo edhe për ato politike