Lajme

Vaksinohet Ursula von der Leyen


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten e 15 prillit mori vaksinën anti-Covid.

Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter.

“Pasi kaluam 100 milionë vaksina në BE, jam shumë e lumtur që u vaksinova sot për herë të parë”.

Për më tepër von der Leyen shkruan se dërgesat në vendet e BE-së, janë duke u përshpejtuar.

“Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt mund të kontrollojmë pandeminë”, e mbyll postimin Presidentja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore